Lidhje

Dita e Presidentit në Shtetet e Bashkuara


Dita e Presidentit në Shtetet e Bashkuara
Dita e Presidentit në Shtetet e Bashkuara

Miliona amerikanë janë sot pushim me rastin e Ditës së Presidentit, në të cilën përkujtohet datëlindja e Presidentit të parë amerikan, George Washington.

Ndërsa kjo festë federale njeh zyrtarisht George Washingtonin, kjo ditë shërben si një festë më e gjerë për nder të udhëheqësve të vendit.

Shumica e zyrave dhe godinave qeveritare amerikane janë të mbyllura. Po ashtu të mbyllura janë bankat, tregu i aksioneve në Wall Street dhe Shërbimi Postar. Shumë dyqane e shfrytëzojnë këtë fundjavë më të gjatë për të ofruar shitje me çmime të ulura.

Shkurti është muaji në të cilin kanë lindur dy prej presidentëve më të respektuar amerikanë, George Washington në vitin 1732 dhe Abraham Lincoln më 1809.

Kjo ditë për nder të datëlindjes së presidentit Washington u festua për herë të parë zyrtarisht në vitin 1885. Ai kishte lindur më 22 shkurt, por Kongresi amerikan miratoi në vitin 1968 një akt që caktonte zyrtarisht të hënën e tretë të shkurtit si festë zyrtare për nder të presidentëve.

XS
SM
MD
LG