Lidhje

SHBA: Dita e Punës ngjall debate ideologjike

  • Mil Arcega
  • Zëri Amerikës

SHBA: Dita e Punës ngjall debate ideologjike

SHBA: Dita e Punës ngjall debate ideologjike

Ndërsa nesër këtu në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Punës, dy këndvështrime të ndryshme janë subjekti i një debati dinamik rreth statusit të punonjësve amerikanë.

Dhoma amerikane e Tregëtisë thotë se politikat ekonomike të administratës Obama kufizojnë krijimin e vendeve të punës. Ndërsa grupe të mirënjohura të punonjësve fajësojnë korporatat për grykësi dhe rregulla të papërcaktuara për të goditur prespektivat e klasës së mesme amerikane.

Për amerikanët, Dita e Punës shënon mbylljen tradicionale të stinës së verës - periudhë kur punonjësit pushojnë dhe shijojnë frytet e punës së tyre.

Por me një ekonomi të ngadaltë dhe me numrin e të papunëve në rritje- Dita e Punës për mjaft punonjës është një thirrje për veprim.

Richard Trumka kryeson AFL CIO, federatën më të madhe të sindikatave në Shtetet e Bashkuara. Ai thotë:

Ne ose duhet të ndërtojmë një ekonomi thellësisht të ndryshme e cila vlerëson ata që punojnë shumë dhe një klasë të mesme të fortë, ose ne do të shkojmë drejt vendosjes së interesit të korporatave përpara njerëzve”.

Me zgjedhjet e rëndësishme që zhvillohen në më pak se dy muaj , ALF CIO po mobilizon pjestarët e saj për të mbështetur Partinë Demokrate të Presidentit Obama dhe të ndihmojë për të goditur popullaritetin e grupeve konservatorëve të cilat duan që qeveria të luaj një rol të vogël.

Martin Regalia është një ekonomist në Dhomën e Tregtisë amerikane, federatë e biznesit amerikan. Ai thotë se shtimi i taksave ndaj të pasurve do të godasë krijimin e vendeve të punës.

“Kështu taksohet makineria e shtimit të vendeve të punës, e rritjes ekonomike- njerëzit që shpenzojnë. Kjo politikë, mendoj se nuk ka kuptim në një situatë të tillë ekonomike”.

Së bashku me atë që ai e quan “ një ortek” të ligjit të ri, Dhoma thotë se politika e re qeveritare e bën më të vështirë për kompanitë që të punësojnë njerëz.

Randy Xhonson është zv/president i Dhomës sëTregëtisë

“Ata do të kenë përfitime nëse arrijnë të plotësojnë rrogat, por ata mund të mos arrijnë të mbulojnë dot rrogat pasi duhet të shpenzojnë të ardhurat në kostot e detyrueshme, sipas mandateve të reja të qeverisë federale“, thotë z. Xhonson

Punonjësja e sindikatës Laura Jackson ka një opinion të ndryshëm. Ajo thotë:

“Ajo që do të ndihmojë këtë vend tani më shumë se çdo gjë është që krijimi i vendeve të punës të jetë prioritet i kujtdo ligjvënësi, politikani apo pronari biznesesh”.

AFL CIO ka organizuar Ditën e Punës në më shumë se 200 komunitete për të ndihmuar kandidatët demokratë, përpra zgjedhjeve të 2 nëntorit. Ndërkohë Dhoma amerikane e Tregtisë thotë se do të vazhdojë të lobojë kundër programeve qeveritare që nuk lejojnë rritjen ekonomike.

XS
SM
MD
LG