Lidhje

Dita e Presidentëve në SHBA


Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Presidentëve, që u bë fillimisht festë kombëtare në vitin 1879 për nder të ditëlindjes së Presidentit të parë amerikan, George Washington, më 22 shkurt.

Afro një shekull më pas në vitin 1968, Kongresi miratoi një ligj sipas së cilit disa festa kombëtare nuk do të shënoheshin në data të caktuara, por të hënave duke u dhënë kështu mundësi qytetarëve të kishin tre ditë rresht pushim.

Sot miliona nxënës dhe punonjës nuk shkojnë në shkollë apo në punë, ndërsa qendrat tregëtare përfitojnë nga festa që mbahet gjithmonë të hënën e tretë të shkurtit, për të ulur çmimet dhe për të nxitur blerjet nga konsumatorët.
XS
SM
MD
LG