Lidhje

SHBA do të dyfishojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën


Shtetet e Bashkuara njoftuan sot se do të dyfishojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ndërkohë në Moskë, Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov tha se Rusia do të dorëzojë një projekt-rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të hapur korridore humanitare në lindje të Ukrainës

Derek Chollet, zëvendës-sekretari amerikan i Mbrojtjes për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Sigurisë, njoftoi për shtimin e ndihmës gjatë një vizite në Kiev.

Chollet komentoi gjithashtu lidhur me njoftimet se qindra kryengritës të armatosur sulmuan sulmuan një kamp të rojeve kufitare në lindje të Ukrainës sot që la të paktën pesë rebelë të vrarë.

"Ky është një shqetësim i madh dhe një shembull tjetër i aktiviteteve destabilizuese që ne besojmë se mbështeten nga Rusia në lindje të Ukrainës dhe që ne e dënojmë me forcë", tha zyrtari amerikan.

Ndërkohë në Moskë, Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov tha se Rusia do të dorëzojë një projekt-rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të hapur korridore humanitare në lindje të Ukrainës.

Zoti Lavrov u tha gazetarëve se rezoluta do të kërkojë gjithashtu t’i jepet fund dhunës në atë rajon ndërsa situata po përkeqësohet.

"Kolegët tanë perendimorë na kanë thënë prej kohësh se situata do të përmirësohet sapo të mbaheshin zgjedhjet presidenciale. Por çdo gjë po shkon në drejtimin tjetër," tha zoti Lavrov.

Presidenti i zgjedhur Petro Poroshenko fitoi zgjedhjet më 25 maj.

Forcat ukrainase kanë vazhduar ofensivën kundër separatistëve pro-rusë që morën kontrollin në disa zona pranë kufirit me Rusinë.

Zoti Lavrov tha se dokumenti do të përmbajë gjithashtu "kërkesa për të ndaluar menjëherë dhunën dhe për të filluar negociata praktike që synojnë të krijojnë kushtet për një armëpushim të qëndrueshëm dhe të besueshëm."
XS
SM
MD
LG