Lidhje

SHBA do t'i japin avionë luftarakë forcave ajrore të Arabisë Saudite


SHBA do t'i japin avionë luftarakë forcave ajrore të Arabisë Saudite

SHBA do t'i japin avionë luftarakë forcave ajrore të Arabisë Saudite

Shtetet e Bashkuara thonë se do t’u japin avionë luftarakë forcave ajrore të Arabisë Saudite, sipas një marrëveshjeje të re me vlerën e 29, 4 miliardë dollarëve.

Në një deklaratë që bëri sot, Shtëpia e Bardhë tha se qeveria amerikane dhe ajo e saudite nënshkruan një marrëveshje, sipas së cilës Uashingtoni do t’i japin Forcës Ajrore të Arabisë Saudite avionë luftarakë të tipit F-15SA.

Në marrëveshje përfshihen prodhimi i 84 avionëve të rinj dhe modernizimi i 70 avionëve ekzistues.

Në marrëveshje thuhet se avionët e tipit Boeing “janë nga avionët më të sofistikuar dhe më të aftë në botë”.

Shtëpia e Bardhë citon ekspertë të industrisë të kenë thënë se marrëveshja për të shitur avionët do të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës për më tepër se 50 mijë amerikanë, do të përdorë si furnizues qindra kompani në mbarë vendin dhe do të sigurojë 3,5 miliardë dollarë në vit për ekonominë amerikane.

XS
SM
MD
LG