Lidhje

SHBA: Dobësohet dollari për shkak të shqetësimit të investitorëve


SHBA: Dobësohet dollari për shkak të shqetësimit të investitorëve
SHBA: Dobësohet dollari për shkak të shqetësimit të investitorëve

Tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara u luhat sot në territor pozitiv dhe negativ pas rënies së madhe që pësoi dje. Në tre orët e para të hapjes së bursës aksionet u rritën me 2 përqind, por pastaj çmimet ranë përsëri.

Ndërkohë, një raport i publikuar sot, tregon se shkalla e produktivitetit në Shtetet e Bashkuara ka shënuar rënie për të dytin tremujor radhazi. Një tjetër tregues i rëndësishëm janë shitjet me pakicë dhe raporti për to del të premten.

Ekonomistët parashikojnë se shitjet do të shënojnë pak rritje. Investitorët e ndjekin me shumë kujdes nivelin e shitjeve, pasi shpenzimet e konsumatorëve janë motori i ekonomisë amerikane.

Ndërkohë, dollari është dobësuar për shkak të shqetësimit të investitorëve lidhur me ekonominë amerikane dhe për aftësinë e qeverisë për trajtimin e borxhit afatgjatë. Dollari amerikan sot shënoi rënie ndaj Euros dhe Jenit.

XS
SM
MD
LG