Lidhje

SHBA: Drejtuesit e kompanive pagohen më tepër se para recesionit


SHBA: Drejtuesit e kompanive pagohen më tepër se para recesionit
SHBA: Drejtuesit e kompanive pagohen më tepër se para recesionit

Në Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe e botës, që me hapa të ngadalshëm po del nga kriza ekonomike e viteve 2008-2009, drejtuesit ekzekutivë të kompanive më të mëdha tani po paguhen më shumë sesa para recesionit ekonomik.

Studimet e reja tregojnë se paga tipike që përfshinë rrogën, stoqet e kompanive dhe përfitime tjera për zyrtarët e korporatave ishte 9 milionë dollarë vitin e kaluar, që e kalon shifrën prej 8.4 milionë dollarësh para recesionit ekonomik të vitit 2007.

Pagat e shefave ekzekutivë pësuan ulje në dy vitet e mëparshme gjatë kulmit të recesionit ekonomik, por ndërkohë që me fillimin e rritjes së fitimeve të korporatave filluan të rriten edhe rrogat e drejtuesve ekzekutiv. Ata shpesh paguhen 200 herë më shumë se sa një punonjës i zakonshëm, rroga e të cilit është rreth 40 mijë e 500 dollarë në vit.

Më shumë se 13 milionë amerikanë janë të papunë në kohën kur papunësia në vend për muajin prill ishte në shifrën 9 përqind. Shumë kompani kanë grumbulluar rezerva të rëndësishme parash kesh, ndërkohë që ekonomia ka filluar të përmirësohet, por korporatat po punësojnë persona të rinj me ngadalësi, sepse nuk ndjehen të sigurtë rreth fuqisë së rimëkëmbjes ekonomike. Sot qeveria ka njoftuar se punëdhënësit kanë shtuar 244 mijë vende të reja pune muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG