Lidhje

SHBA, policia kap drogë të kontrabanduar përmes një tuneli


FILE - Undated image provided by US Department of Justice, shows elevator inside tunnel stretching from Mexico to San Diego.

FILE - Undated image provided by US Department of Justice, shows elevator inside tunnel stretching from Mexico to San Diego.

Agjentët e Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara kanë kapur shtatë ton marijuanë dhe një ton kokainë këtë javë që ishte futur nga Meksika përmes një tuneli përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Tuneli, më i gjati i zbuluar ndonjëherë mes Kalifornisë dhe Meksikës, është rreth 800 metra i gjatë dhe shtrihet nga një shtëpi në qytetin Tihuana në Meksikë deri në një objekt industrial në San Diego. Hyrja e në Tihuana ishte ndërtuar poshtë një shtëpie, ndërsa dalja në pjesën veriore ishte ndërtuar brenda oborrit të rrethuar të një biznesi industrial.

Autoritetet amerikane të hënën dhe të martën ndërmorrën një operacion në këtë objekt, duke arrestuar gjashtë vetë nën akuzat për trafikim droge dhe ndërtim të tunelit. Laura Duffy, Prokurore e Distriktit të Kalifornisë Jugore tha se kokaina e konfiskuar është sasia më e madhe e kontrabanduar përmes një tuneli.

Kontrabandistët përdornin një kontejner të madh plehrash për të fshehur hyrjen e tunelit. Ata ngarkonin drogën në kontejner dhe e transportonin atë në një vend tjetër.

Ky është tuneli i 13-të i zbuluar nga autoritetet amerikane përgjatë kufirit Kaliforni-Meksikë që nga viti 2006.

XS
SM
MD
LG