Lidhje

SHBA: Dy ditë takimesh në Kaliforni mes guvernatorëve republikanë


SHBA: Dy ditë takimesh në Kaliforni mes guvernatorëve republikanë
SHBA: Dy ditë takimesh në Kaliforni mes guvernatorëve republikanë

Në zgjedhjet e 2 nëntorit, republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Ata gjithashtu fituan terren në garat legjislative nëpër shtete dhe fituan ndaj demokratëve në garat për guvernatorë në disa shtete kyçe përfshirë Pensilvaninë, Ohajon dhe Miçiganin.

Por analisti politik Toni Kuin thotë se udhëheqësit republikanë nëpër shtete do të fillojnë punën, duke u marrë me politika financiare.

Shumë nga shtetet e tyre kanë probleme serioze buxheti, nuk kanë fonde të mjaftueshme për të mbuluar kostot. Dhe ata nuk duan që taksat e tyre të rriten - thotë ai - Në fakt shumica e tyre votuan me një platformë kundër rritjes. Kështuqë ka shumë mundësi që ata të diskutojnë mbi rrugët e shkurtimit të buxhetit”.

Zoti Kuin thotë se shumë republikanë konsiderojnë si shembull guvernatorin e Nju Xhërsit Kris Kristi që do të marrë pjesë në takim.

Ai thotë se zoti Kristi ka ulur shpenzimet, duke ngjallur zemërimin e sindikatave dhe duke entuziazmuar konservatorët.

Kristit i duhet të punojë me një organ legjislativ të kontrolluar nga demokratët dhe Kuin thotë se ata i kanë kundërshtuar shkurtimet në programet sociale.

Por ka edhe një numër shtetesh të mëdha ku republikanët janë krejtësisht në kontroll, si për shembull në Pensilvani, Miçigan, Uiskonsin dhe Ohajo. Atje republikanët nuk kanë asnjë justifikim. Ata duhet ta bëjnë qeverisjen funksionale. Nuk mund të pretendojnë se partia tjetër po i bllokon”.

Në San Diego, udhëheqësit republikanë të shteteve do të kenë rastin të dëgjojnë figurat e reja të skenës politike kombëtare, përfshirë Niki Heilin, guvernatoren e sapozgjedhur të Karolinës së Jugut.

Prindërit e saj janë imigrantë nga India dhe ashtu si guvernatori indian-amerikan i Luizianës Bobi Gjindal ajo është një shembull i përpjekjeve republikane për të fituar votën e imigrantëve.

Guvernatorët do të ndërpresin gjithashtu guvernatoren e ardhshme të Nju Meksikos, Suzana Martinez, e para grua hispanike që vihet në krye të një shteti amerikan.

Analistja politike Sheri Bebiç Xhefi e Universitetit të Kalifornisë së Jugut thotë se republikanët do të përfitojnë nga rasti të shfaqin disa nga këto talente të reja në politikë, duke u përgatitur për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

“Është gjithashtu një mënyrë për partinë republikane që t’i dërgojë një mesazh votuesve se e ka kuptuar se çfarë kërkuan me zgjedhjet e Kongresit dhe se këta janë politikanët që do ta realizojnë këtë qëllim”. - thotë ajo

Ndërsa shumë amerikanë nuk i njohin shumë guvernatorët e shteteve të tjera, disa udhëheqës shtetesh zënë pozita të larta në skenën politike kombëtare.

Guvernatori i Teksasit Xhorxh W. Bush, guvernatori i Arkansasë Bill Klinton, guvernatori i Xhorxhas Xhimi Karter dhe ish-guvernatori i Kalifornisë Ronald Regan, u bënë të gjithë presidentë.

Një zëdhënës për guvernatorin aktual të Teksasit Rik Perri thotë se ai parashikon që të zgjidhet kreu i ri i Shoqatës së Guvernatorëve Republikanë, duke zëvendësuar Hejli Barburin e Misisipit.

Të dy ata janë përmendur si kandidatura për presidentë. Barbur thotë se nuk ka vendosur nëse do të hyjë në garë, ndërsa Perri thotë se është i përqendruar tek puna e tij në Teksas.

XS
SM
MD
LG