Lidhje

SHBA: 204 mijë vende të reja pune në tetor


Ekonomisë amerikane iu shtuan vendet e punës, ndryshe nga ç’kishin parashikuar ekonomistët që mbyllja e qeverisë do të ndikonte negativisht

Ekonomisë amerikane iu shtuan 204 mijë vende të reja pune në tetor, ndryshe nga ç’kishin parashikuar ekonomistët që mbyllja e qeverisë për gjatë atij muaji do të ndikonte negativisht për vendet e punës.

Megjithatë, sipas njoftimit të sotëm të qeverisë, niveli i përgjithshëm i papunësisë shënoi një ngritje të lehtë, nga 7.2% në 7.3%. Sipas byrosë së statistikave, kjo ngritje pjesërisht është shkatuar edhe nga fakti që 800 mijë punonjës federalë u pezulluan nga puna përkohësisht gjatë tetorit për dy javë.

Të enjten, sipas një raporti tjetër të qeverisë, ekonomia amerikane, më e madhja në botë, u rrit me një ritëm vjetor prej 2.8% për periudhën korrik-shtator.
XS
SM
MD
LG