Lidhje

Bernanke: Më shumë përpjekje për rigjallërimin e ekonomisë


Kryetari i Rezervës Federale amerikane Ben Bernanke tha se niveli aktual i papunësisë është shumë i lartë dhe rritja ekonomike shumë e ngadalshme

Kreu i bankës qendrore amerikane argumentoi sot për më shumë përpjekje për të stimuluar ekonominë, por nuk tha se kur apo si një veprim i tillë mund të merret.

Kryetari i Rezervës Federale amerikane Ben Bernanke tha se niveli aktual i papunësisë është shumë i lartë dhe rritja ekonomike shumë e ngadalshme.

Komentet e fundit nga zyrtarët e Rezervës Federale tregojnë se gjithnjë e më shumë ata janë të bindur se tani mund të jetë koha për veprim të mëtejshëm, veprim që pritet të shpallet në takimin e ardhshëm të Bankës i planifikuar në për në mes të shtatorit.


Banka qendrore amerikane ka mbajtur normat e interesit në nivelin më të ulët për disa viteve të fundit. Z. Bernanke i tha një audience të ekspertëve ekonomikë në një vendpushim në Wyoming se këto norma tepër të ulta të interesit kanë ndihmuar për të nxitur rritjen ekonomike.

Zyrtarët kanë blerë edhe sasi të mëdha letrash me vlerë të qeverisë, në përpjekje për të ulur normat afatgjata të interesit dhe për të inkurajuar investimet dhe rritjen ekonomike.
XS
SM
MD
LG