Lidhje

SHBA: Ekonomia vazhdon të humbë vende pune


Dy raporte ekonomike të publikuara sot nga qeveria amerikane ngjallën dyshime rreth fuqisë së rigjallërimit ekonomik në Shtetet e Bashkuara. Porositë për bizneset amerikane ranë 1,4 përqind në muajin maj, ndërkohë që ky sektor kishte qenë më parë një nga pikat më të forta të ekonomisë. Ndërkohë, ekonomia amerikane humbi 125,000 vende pune në muajin qershor.

Presidenti Obama thotë se ekonomia po ecën në drejtimin e duhur megjithë raportin që flet për rënien e vendeve të punës në qershor, e cila e çon nivelin e papunësisë në 9,5 përqind. Presidenti i bëri komentet në Bazën Ajrore Andrews përpara se të nisej për në Virxhinian Perëndimore për të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor për nder të senatorit Robert Byrd.

Niveli i punësimit shihet si kyç për shpenzimet e konsumatorëve, që nga ana e tyre kanë rëndësi kritike për rigjallërimin e ekonomisë. Por papunësia vazhdon të jetë e lartë dhe shitjet e shtëpive po ecin ngadalë.

"Shtëpitë dhe vendet e punës janë dy probleme paralele kur bëhet fjala për rigjallërimin ekonomik", thotë eksperti Matt Miller.

Veçanërisht bizneset e vogla vazhdojnë të rriten ngadalë.

"Punonjësit e mij janë të nervozuar, janë edhe të trembur," thotë Bill Begal.

Ekonomistët shpresojnë që rigjallërimi të vijë fillimisht te biznesi i madh e pastaj te bizneset më të vogla.

XS
SM
MD
LG