Lidhje

Ekonomistët paralajmërojnë sfida të vështira për administratën e ardhshme


Një grup ekonomistësh të njohur të mbledhur nga organizata joqeveritare Carnegie Endowment for International Peace, thonë se cilido kandidat që mund të fitojë zgjedhjet e vitit 2012 do ta ketë të vështirë detyrën e tij. Edhe nëse presidenti Obama fiton një mandat të dytë, edhe nëse amerikanët vendosin se ndryshimi është i domosdoshëm- ekonomistët thonë se administrat e ardhshme do të përballet me një mal vështirësish, mes të cilave përfshihen papunësia e lartë dhe e vazhdueshme, borxhi kombëtar dhe paaftësia e udhëheqësve politikë për të rënë dakort për shumë çështje.

“Gjatë qeverisjes së administratës sime, Amerika po prodhon më shumë naftë sot se asnjëherë gjatë 8 viteve të shkuara”, deklaroi kohët e fundit presidenti Obama.

“Që kur Obama është bërë president, çmimi i karburanteve është dyfishuar”, thekson zoti Romney.

Ndonëse politikanët e Amerikës debatojnë se cili ka një politikë energjitike më të mirë, shumica e ekonomistëve thonë se pak prej tyre mund të ulin në një periudhë afatshkurtër çmimin e karburanteve.

E njëjta logjikë përdoret edhe për çështjen e kapërcimit të borxhit në Europë- si dhe për pakësimin e prodhimeve kineze.

Një grup specialistësh të ekonomisë thonë se ka disa probleme të brendshme që kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

Tregu i shtëpive mbetet i dobët.... Pabarazia e të ardhurave në Shtete e Bashkuara është mes më të lartave në botë.... Pavarësisht një përmirësimi të lehtë në sektorin e punësimit, ekonomisti i tregut të punës Ron Blackwell thotë se afërsisht një në 5 amerikanë janë ose të papunë ose të punësuar me kohë të pakët.

“Pavarësisht se cdo të thotë kjo nga pikpamja ekonomike, ky realitet tregon paqëndrueshmëri sociale dhe politike”.

I paqëndrueshëm është edhe borxhi i vendit, i cili tani është në shifrën e 15 trilion dollarëve. Këtu shtohet edhe fakti që miliona taksapaguesë amerikanë- të lindur mes viteve 1946- 1964- kanë mbërritur moshën e pensionit.

Ekonomisti Laurence Kotlikof shpjegon:

“Për 15 vite shuma që duhet të paguhet për çdo pensionit është 40 mijë dollarë. Shumëzoje me 7-8 milionë - çka do të thotë 3 milion dollarë në vit që duhet të paguhen për pensionin, kujdesin shëndetësor dhe përfitimet shëndetësore për pensionistët”.

Një skenar i tillë do të sjellë falimentimin e vendit nëse udhëheqësit nuk bëjnë diçka për të, thotë Koilokoff.

Por që të arrihet marrëveshja është e vështirë.

Me shumicën e zgjedhur që financohet nga një përqind e amerikanëve, ish sekretari i tregëtisë Robert Shapitro thotë se një grusht të pasurish do të diktojnë se cilët do të marrin atë që thuhet në Kongres.

“Ajo që po bëhet është acarimi i polarizimit, i cili është zhvilluar 15 vite e fundit, dhe ky polarizim është veçanërisht i rrezikshëm sepse është një polarizim që përkon me thuajse ndarjen e vendit”.

Ndonëse pjesmarrësit në takim këmbëngulin se mëkëmbja e ngadaltë ekonomike e Shteteve të Bashkuara mbeteet mes më dinamikeve dhe elastikeve në botë, zoti Shapiro thotë se klima e polarizimit të sotëm mund të shpjerë në paralizimin e politikës për çështjet më kyçe të ditëve tona.

XS
SM
MD
LG