Lidhje

SHBA: Ekspertët paralajmërojnë për zjarre në pjesën jugpërëndimore

  • Zëri Amerikës

SHBA: Ekspertët paralajmërojnë për zjarre në pjesën jugpërëndimore

SHBA: Ekspertët paralajmërojnë për zjarre në pjesën jugpërëndimore

Ekspertët e motit në Shtetet e Bashkuara kanë dhënë paralajmërime për zjarre në pjesën jugpërëndimore të vendit. Sipas tyre, moti ka krijuar kushtet për fillimin e dhe përhapjen e zjarreve në të paktën 7 shtete.

Shërbimi Kombëtar i Motit sot tha se temperaturat e larta, niveli i ulët i lagështisë dhe erërat e fuqishme do ta bëjnë të vështirë kontrollimin e zjarreve egzistuese në Arizona, Nju Meksiko dhe Teksas.

Rajone të shteteve të tjera kanë marrë paralajmërime për zjarre të mundshme si në Oklahoma, Kolorado, Kansas dhe Jutah.

Ekspertët federalë thonë se në gjithë vendin aktualisht vazhdojnë rreth 36 zjarre të mëdha të pakontrolluara. Më i madhi është zjarri “Uallou” në Arizona, i cili mbulon më shumë se 200 mijë hektarë. Banorëve të disa qyteteve të vogla u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ekspertët thonë se vetëm 40 përqind e zjarrit është vënë nën kontroll.

XS
SM
MD
LG