Lidhje

SHBA: Ekstradohet rusi Viktor Bout, i dyshuar për tregëti të paligjshme armësh


SHBA: Ekstradohet rusi Viktor Bout, i dyshuar për tregëti të paligjshme armësh
SHBA: Ekstradohet rusi Viktor Bout, i dyshuar për tregëti të paligjshme armësh

SHBA kishin kohë që kërkonin ekstradimin e Viktor Bout, një i dyshuar për trafik ndërkombëtar armësh, i cili u kap më shumë se dy vjet më parë në Tailandë.

Bout, një pilot i forcës ajrore të ish Bashkimit Sovjetik, është akuzuar për shitjen e armëve të cilat janë përdorur në konfliktet në Afrikë, Lindjen e Mesme, dhe Amerikën e Jugut.

Ai do të përballet në SHBA me akuzat e komplotimit për shitje të armëve tek organizatat terroriste, armë të cilat janë përdorur për të vrarë qytetarë amerikanë.

Moska ka kundërshtuar vazhdimisht ekstradimin e Bout në SHBA dhe ka bërë thirrje që ai të lirohet e të kthehet në Rusi.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P.J. Crowley iu tha gazetarëve dje se ai nuk beson që ky zhvillim do të ketë ndikim në marrëdhëneit mes SHBA dhe Rusisë. Ai i karakterizoi marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë si “ të gjera e të thella”, dhe të udhëhequra nga interesa të përbashkëta kombëtare.

“ Ne e kuptojmë se në një numr çështjesh, nuk do të jemi dakort përherë. Ne kemi tensione që shfaqen herë pas herës, dhe po punojmë që t’i menaxhojmë ato. Nuk pres që ky zhvillim të ndikojë në marrëdhënien tonë”. - tha ai

Ligjvënësit amerikanë iu drejtuan Tailandës në muajin gusht, duke i thënë se trajtimi i çështjes Bout nga ky vend nuk ishte i ndershëm dhe transparent, dhe paralajmëruan Tajlandën se lirimi i tij mund të dëmtonte marrëdhëniet e këtj vendi me SHBA.

Duke folur me gazetarët, gjatë vizitës së tij në Kenia ditën e djeshme, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se ekstradimi është si rezultat e një presion të papreçedentë politik ndaj sistemit gjyqësor dhe qeverisë së Tailandës.

Lavrov tha se ministria e jashtëme ruse e konsideron të gjithë këtë situatë si një padrejtësi mizore dhe tha se kjo ministri do të vazhdojë të mbrojë Bout.

Crowely tha se zyrtarët e Departamentit të Shtetit janë të vetëdijshëm se si ndjehet qeveria ruse rreth këtij ekstradimi. Ai theksoi se vendimi i Tailandës për të ekstraduar Bout, ishte i drejtë.

“Është në përputhje të plotë me detyrimet e traktatit dypalësh me Tailandën dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar”. - shtoi ai

Gjithashtu dje, nën presidenti i Dumës Ruse, Vladimir Zhirinovski, tha se CIA amerikane i bëri Zotit Bout një akuzë të montuar.

Zhirinovski thotë se situata do të komplikojë marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë.

Bout i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke thënë se ai është një tregtar i ndershëm që drejton një kompani të transportit ajror të mallrave.

Por OKB-ja gjithashtu e ka akuzuar Bout, për aktivitet të dyshuar të trafikut të armëve dhe mbështetje të konflikteve të armatosura në Afrikë.

Policia tailandeze dhe agjentët amerikanë të antidrogës e arrestuan Bout në Bankok në mars të vitit 2008 si pjesë e një opracioni ku ishin të përfshirë agjentë amerikanë që hiqeshin sikur ishin pjestarë të Forcës së Armatosur Revolucionare të Kolumbisë, e quajtur FARC.

Bout dyshohet se ishte i përfshirë në një marrëveshje për të furnizuar me raketa kundra-ajrore ruse si dhe armatime të tjera.

Vitin e kaluar, një gjykatë në Tailandë hodhi poshtë kërkesën për ekstradimin e tij në SHBA, duke thënë se FARC nuk është organizatë terroriste.

Departamenti amerikan i Drejtësisë pat thënë se faktet e këtij rasti, ligji i Tailandës dhe të gjitha kushtet e marrëveshjes dypalëshe për ekstradimet mes SHBA dhe Tailandës, e mbështesnin ekstradimin e Bout.

XS
SM
MD
LG