Lidhje

SHBA: Emanuel apelon vendimin e gjykatës për kandidim në bashkinë e Çikagos


SHBA: Emanuel apelon vendimin e gjykatës për kandidim në bashkinë e Çikagos
SHBA: Emanuel apelon vendimin e gjykatës për kandidim në bashkinë e Çikagos

Ish shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Rahm Emanuel apeloi vendimin e një gjykate më të ulët në Gjykatën e lartë të shtetit Illinois, së cilën i kërkon të përmbysë vendimin se ai nuk përmbush kushtet për të kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë së Chicagos.

Një gjykatë apeli vendosi dje se emri i Emanuelit nuk mund të figurojë në fletë votime sepse ai nuk ishte banor i Chicagos gjatë vitit të fundit para zgjedhjeve të 22 shkurtit.

Avokatët e zotit Emanuel e cilësuan vendimin e gjykatës më të ulët si një prej vendimeve më ekstreme mbi ligjin e zgjedhjeve të marrë nga ndonjë gjykatë në shtetin e Illinoit. Ata thonë se ky vendim krijon kufizime të mëdha për njerëzit që duan të kandidojnë për poste politike në Illinoi.

Emanuel ka pronë një shtëpi në Chicago, por banorët, që kundërshtojnë kandidaturën e tij, thonë se ai nuk përmbush kushtet sepse nuk banoi në të gjatë 20 muajve që shërbeu në Shtëpinë e Bardhë. Emanuel dha dorëheqjen nga posti i shefit të personelit tetorin e kaluar për të kandiduar si kryetar i bashkisë së Chicagos.

XS
SM
MD
LG