Lidhje

SHBA: Ende mosmarrëveshje mes ligjvënësve për shkurtimet e taksave


SHBA: Ende mosmarrëveshje mes ligjvënësve për shkurtimet e taksave
SHBA: Ende mosmarrëveshje mes ligjvënësve për shkurtimet e taksave

Republikanë të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan thonë se kanë në plan të votojnë sot për planin e Senatit që do të zgjaste edhe për dy muaj shkurtimet e taksave mbi të ardhurat.

Republikanët thonë se duan që shkurtimet e taksave të zgjaten edhe për një vit. Kryetari i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve Eric Cantor tha në komentet për shtyp mbrëmë se zgjatja e këtyre shkurtimeve për dy muaj është një zgjidhje e pazbatueshme dhe u zotua të vazhdonte përpjekjet për zgjatjen një vjeçare.

Më parë dje, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner tha për gazetarët se dallimet mes propozimit të Senatit dhe atij të Dhomës duhet të zgjidhen në një diskutim mes të dy dhomave. Ai u shpreh se parashikon që Dhoma e Përfaqësuesve do të mbështesë zgjatjen një vjeçare për shkurtimet e taksave.

XS
SM
MD
LG