Lidhje

SHBA - Evropë për programet e NSA


Ndërsa vendet evropiane kanë kritikuar programet amerikane të përgjimit që thuhet se kanë në vemendje popullsinë dhe udhëheqësit e tyre, zyrtarët ameriknaë thonë se këto programe janë keqkuptuar nga disa prej agjencive evropiane të zbulimit, disa prej të cilave kanë bashkëpunuar ngushtë me Uashingtonin.

Një delegacion anëtarësh të indinjuar të Parlamentit Evropian erdhën në Uashington këtë javë për të shprehur shqetësimin për veprimtarinë përgjuese të Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë. Anëtari gjerman i delegacionit, Elmar Brok, u shpreh.

“Ne nuk djehemi mirë që të bashkëpunojmë, kur e dimë se fqinjët dhe miqtë na përgjojnë”.

Por zyrtarët e lartë të zbulimit amerikan i thanë Kongresit se nuk po e bëjnë këtë. Drejtori i NSA-së, gjeneral Keith Alexander, tha se tabulatet telefonike dhe email-et janë marrë legalisht, por gazetarët e keqinterpretuan këtë veprimtari.

“Si ata ashtu edhe personi që vodhi të dhëna sekrete, nuk i kuptuan ato”.

Personi që akuzohet se vodhi të dhënat është kontraktori i NSA-së, Edward Snowden, i cili shkoi në Rusi, ku i është dhënë strehim i përkohshëm.

Zyrtarët amerikanë thanë këtë javë se agjencitë e zbulimit në Spanjë dhe Francë bashkëpunun ngushtë me NSA-në dhe Spanja është tërhequr nga ankesat e mëparëshme për përgjimet ameriane.

Analisti i Kolegjit të Mbretit në Londër, James Boys, thotë se pjesa e më e madhe e tronditjes dhe indinjatës evropiane për çfarë ka nxjerrë Snowden, duket artificiale.

“Mendoj se padyshim një pjesë e madhe e protestës është thjeshtë për konsum publik. Idea se udhëheqësit evropianë janë tronditur për këtë veprimtari të zbulimit amerikan, të them të drejtën, është e pabesueshme”.

Madje Boys thotë se aleatët amerikanë përfitojnë nga programi i NSA-së.

“Në një farë mënyre, të dhënat e zbulimit do t’u jepen evropianëve në kuadër të operacioneve kundër dhunës politike. Kjo nuk do të ndryshojë, megjithë indinjatën e shprehur aktualisht”.

Reagimi më i fortë erdhi nga Gjermania. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se operacionet e zbulimit mund të jenë zgjeruar deri në përgjimin e telefonit celular të Kancelares Angela Merkel.

Megjithatë, ndërsa bota mbështetet shumë tek Shtetet e Bashkuara në luftën kundër ekstremizmit, James Boys, thotë se gjithë kjo zhurmë nuk do të vazhdojë gjatë dhe mbledhja e të dhënave të zbulimit do të vazhdojë.
XS
SM
MD
LG