Lidhje

Ndarja e informacioneve të zbulimit


Shtetet e Bashkuara thonë se "mund dhe duhet bërë" më shumë për të shtuar shkëmbimin e informacioneve të zbulimit në Evropë pas sulmeve terroriste të javës së kaluar në Bruksel.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se sulmet në aeroportin dhe metronë e Brukselit janë një kujtesë se sa e rëndësishme është të ndiqen elementët bazë të “procedurave të sigurisë kombëtare" që kanë të bëjnë me shkëmbimin e informacioneve të zbulimit.

Ai përsëriti mbështetjen amerikane për Belgjikën në procesin e hetimeve për sulmet terroriste.

Prokurori federal i Belgjikës tha dje se autoriteteve iu desh të lironin një person që dyshohej gjerësisht se ishte njëri prej të dyshuarve kryesorë, sepse nuk kishte asnjë justifikim për ta mbajtur atë nën arrest. Para lirimit, personi në fjalë i identifikuar me emrin Faycal C. përballej me akuzën e pjesëmarrjes në “grup terrorist, vrasje terroriste dhe tentativë për vrasje terroriste."

XS
SM
MD
LG