Lidhje

SHBA: Familjarët konfirmojnë vdekjen e ish senatorit Ted Stivëns

  • Zëri Amerikës

SHBA: Familjarët konfirmojnë vdekjen e ish senatorit Ted Stivëns

SHBA: Familjarët konfirmojnë vdekjen e ish senatorit Ted Stivëns

Një zëdhënës i familjes së ish senatorit amerikan Ted Stevens tha se zoti Stevens ka humbur jetën nga rrëzimi i avionit në shtetin e tij Alaska.

Sipas autoriteteve, në avion ndodhej edhe ish administratori i NASA-s Shon O Kif i cili arriti të shpëtojë bashkë me të birin por kanë marrë plagë të shumta. Ai kishte shkuar për peshkim me ish senatorin i cili ishte miku i tij i ngushtë.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transporteve njoftoi se 5 nga të 7 personat që ndodheshin në avion humbën jetën.

Zyrtarët thanë se avioni i vogël u rrëzua mbrëmë pranë qytetit jugperëndimor të Alaskës Dillingham. Sipas tyre, ekipet e shpëtimit arritën vetëm sot në mëngjes në vendin e rrëzimit për shkak të kushteve të këqia të motit. Shkaku i rrëzimit nuk është i qartë por fluturimet në këtë zonë malore mund të jenë të rrezikshme edhe në kohë të mirë.

Në vitin 1978, ish senatori Stevens ishte pasagjer i një avioni që u rrëzua në aeroportin e qytetit Ankorixh, ku gjeti vdekjen gruaja e tij e parë, An.

86-vjeçari Stevens kanë qenë i zgjedhur për 40 vjet resht në Senatin amerikan dhe ishte republikani me karrierën më të gjatë në Senat.

XS
SM
MD
LG