Lidhje

SHBA: Fillon përzgjedhja e jurisë për gjyqin ndaj John Edwards

  • Zëri Amerikës

Në Shtetet e Bashkuara do të fillojë përzgjedhja e jurisë për gjyqin ndaj ish-kandidatit presidencial John Edwards i cili akuzohet për mashtrim.

Edwards akuzohet se kishte marrë afro 1 milion dollarë në kontribute të paligjshme për të ndihmuar të dashurën e tij shtatzënë, gjatë kohës së fushatës së tij si kandidat demokrat për president në vitin 2008.

Ndaj tij u ngrit akt-padi me gjashtë akuza për mashtrim dhe përballet me deri gjashtë vjet burg dhe mbi 1.5 milionë dollarë gjoba. Gjyqi pritet të zgjasë gjashtë javë dhe seancat e dëshmive fillojnë më 23 prill. Prokurorët thonë se Edwards transferoi fonde përmes menaxherit të fushatës së tij për ta mbajtur të fshehtë marrëdhënien e kandidatit me kameramanen e fushatës Rielle Hunter.

Në fillim, Edwards e mohoi marrëdhënien dhe i kërkoi një këshilltari që të pranonte se ishte i ati i fëmijës.

XS
SM
MD
LG