Lidhje

SHBA skualifikohet, humbet ndaj Ganës 2 me 1 në Rustenburg

  • Zëri Amerikës

SHBA skualifikohet, humbet ndaj Ganës 2 me 1 në Rustenburg

SHBA skualifikohet, humbet ndaj Ganës 2 me 1 në Rustenburg

Në Botërorin 2010, ekipi amerikan u mund 2 me 1 nga Gana duke humbur përfundimisht shanset për të përparuar më tej. Loja e rregullt përfundoi 1 me 1 dhe Gana shënoi në pjesën e parë shtesë. Amerikanët humbën megjithë emrin që kishin fituar për rezistencën dhe aftësinë për të shënuar në momentet e fundit të ndeshjes. Ata luajtën fort në fund duke i bërë trysni të madhe ekipit ganez. Në Botërorin 2006 në Gjermani, Gana e mundi Amerikën 1 me 0 duke mos e lejuar të hynte në gjashtëmbëdhjetëshe.

Uruguaji fitoi ndeshjen me Korenë e Jugut me rezultatin 2 me 1 në Port Elizabet të Afrikës së Jugut, ku sot filloi faza e dytë me ndeshjet eliminatore. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Uruguajin me gol të Suarez.

Koreja e Jugut barazoi në minutën e 68 me gol të shënuar nga Lee, por Suarez shënoi përsëri për Uruguajin, ekipi që e mbylli pa humbje fazën e parë.



Të ngjashme

XS
SM
MD
LG