Lidhje

SHBA forcojnë trupat në Siçili


Shtetet e Bashkuara kanë konsoliduar forcat në Siçili, pas kërcënimeve të mundshme terroriste kundër objektivave amerikane në Afrikën e Veriut.

Afro 200 marinsa, katër avionë Osprey dhe dy KC-130 u transferuan në ishullin italian këtë javë nga baza e tyre në Spanjë.

Duke folur sot në Uashington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk dha hollësi për natyrën e kërcënimit por tha se forcat u zhvendosën për të “mbështetur sigurinë e personelit diplomatik”.

Këtë javë ka pasur luftime në Bengazi të Libisë ku militantët islamikë sulmuan konsullatën amerikane në shtator 2012 dhe vranë ambasadorin Christopher Stevens.

Departamenti i Shtetit tha se transferimi nuk kishte të bënte aspak me rrëmbimin e 276 vajzave në Nigeri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG