Lidhje

SHBA: Fushata e kandidatëve republikanë për president përqendrohet në jug


Tre kandidatët kryesorë republikanë për president po përqëndrojnë përpjekjet e tyre në jug të Shteteve të Bashkuara, në prag të dy etapave të garës për emërimin.

Anketat tregojnë se ka konkurrencë të fortë midis kandidatëve Mitt Romney, Rick Santorum dhe Newt Gingrich, si në Alabama ashtu edhe në Misisipi. Këto dy shtete janë të rëndësishme, në një kohë kur pretendentët kërkojnë të bindin konservatorët dhe përpiqen të zgjerojnë mbështetjen e tyre nga baza e partisë. Ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich po tenton të rikthehet në garë, pas fitimit javën e shkuar të zgjedhjeve në shtetin e Xhorxhas.

Ish Guvernatori i Masaçusetsit, Mitt Romney, në krahasim me rivalët e tij, ka siguruar një numër të madh delegatësh që duhen për emërimin e Partisë Republikane, por ai nuk ka arritur të fitojë mbështetjen e punëtorëve dhe votuesve fetarë konservatorë, të cilët preferojnë rivalin e tij kryesor, Rick Santorum.

XS
SM
MD
LG