Lidhje

SHBA: Fushatë e ethshme në ditët e fundit


Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij Mit Romney po bëjnë fushatë pothuajse pa pushim gjatë këtyre dy ditëve që kanë mbetur deri të martën

Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij republikan, Mit Romney po bëjnë fushatë pothuajse pa pushim gjatë këtyre dy ditëve që kanë mbetur deri të martën. Shumica e sondazheve tregojnë se gara është pothuajse në barazim.

Shtetet më të rëndësishme për garën janë Kolorado, Florida, Ohio dhe Virginia. Presidenti Obama ka një përparësi të vogël në Ohio dhe Virginia, ndërsa zoti Romni kryeson në Colorado. Të dy kandidatët janë thuajse barabar në Florida. Të katër këto shtete janë tepër të rëndësishme për 270 votat elektorale, të nevojshme për të siguruar fitoren e Shtëpisë së Bardhë.

Kandidatët e vazhduan fushatën edhe sot dhe madje e vazhdojnë edhe nesër. Presidenti Obama e nisi ditën e sotme me një aktivitet në New Hampshire, pastaj shkoi në Floridën jugoreme pas në Ohijo dhe e mbyll ditën në mesnatë, në Colorado. Nesër Presidenti kthehet përsëri në Wisconsin, Iowa dhe Ohio dhe darkën e zgjedhjeve do të jetë në qytetin e tij, Chicago.

Ndërsa zoti Romney sot ishte në Iowa, më pas në shkon në Ohio, në Pensilvani dhe në mbrëmje në Virginia. Nesër ai do të jetë në Florida, para se rikthehet në Virginia, Ohio dhe New Hampshire. Mbrëmjen e zgjedhjeve si do ta kalojë në Boston të Massachusetasit, që është shteti i tij.
XS
SM
MD
LG