Lidhje

Romney ashpërson kritikat ndaj Presidentit Obama


Sfiduesi republikan presidencial Mitt Romney e ashpërsoi kritikën e tij ndaj presidentit Obama duke thënë se presidenti ka tendencën të thotë gjëra që nuk janë të vërteta.

Në një intervistë për kanalin ABC News, zoti Romney thotë se pret që zoti Obama të thotë gjëra që nuk janë të sakta gjatë tre debateve presidenciale në tetor.

Në një intervistë të regjistruar që transmetohet sot, zoti Romney thotë gjithashtu se nuk ka vendosur nëse do ta kalojë kohën duke korrigjuar presidentin apo duke u përqëndruar në çështje që kërkon të nënvizojë.

Nuk kishte asnjë reagim të menjëhershëm nga fushata e zotit Obama.Presidenti po kalon ditë në Uashington DC, ku do të marrë pjesë sonte në një ngjarje private të fushatës.

Zoti Romney është duke zhvilluar një tubim në Ohajo sot. Më parë këtë javë, sfidanti republikan shkaktoi një furtunë politike, kur ai gabimisht akuzoi presidentin se kishte kërkuar falje për një film anti-mysliman që ka shkaktuar protesta në Lindjen e Mesme, Azinë Jugore dhe Lindore dhe në Afrikë.
XS
SM
MD
LG