Lidhje

SHBA gati të mbështesin Afganistanin, por bëjnë thirrje për reforma

  • Zëri Amerikës

SHBA gati të mbështesin Afganistanin, por bëjnë thirrje për reforma

SHBA gati të mbështesin Afganistanin, por bëjnë thirrje për reforma

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin Afganistanin, por se vendi duhet të vazhdojë reformat, të marrë përgjegjësi për sigurinë e saj dhe të ndërtojë një demokraci të mbështetur tek shteti ligjor.

Zonja Clinton foli sot në Bon të Gjermanisë në një konferencë globale për të ardhmen e Afganistanit.

Presidenti afgan Hamid Karzai tha në konferencë se pas tërheqjes së trupave të NATO-s nga vendi i tij në vitin 2014, Afganistani do të vazhdojë të ketë nevojë për ndihmë ndërkombëtare për të paktën një dekadë tjetër.

Zoti Karzai u tha delegatëve në konferencë se Afganistani nuk do që të mbetet një barrë që përfiton nga bujaria e komunitetit ndërkombëtar. Megjthatë ai shtoi se “që suksesi ynë të jetë i sigurt dhe përparimi i pakthyeshëm”, populli afgan ka nevojë “për mbështetjen tuaj të palëkundur” edhe për një dekadë tjetër.

Delegatë nga mbi 80 vende ndodhen në Bon për t’u përqendruar tek rruga që duhet të ndjekë Afganistani i shkatërruar nga lufta pas tërheqjes në vitin 2014 të trupave ndërkombëtare të luftimit.

Pakistani që konsiderohet jetik për përspektivën e stabilitetit në Afganistan po e bojkoton konferencën si kundërpërgjigje ndaj një sulmi përtej kufirit të NATO-s në fund të muajit të kaluar që shkaktoi vdekjen e 24 ushtarëve pakistanezë.

XS
SM
MD
LG