Lidhje

SHBA, Gjermani për mbrojtjen turke


Një numër trupash dhe armatimesh nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania u panë të dërgoheshin sot në Turqi, në mbështetje të operacioneve të NATO-s atje.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Holanda po dërgojnë nga dy bateri raketash amerikane Patriot, për të forcuar mbrojtjen ajrore të aleatit të tyre, Turqisë dhe për të parandaluar përhapjen e luftës civile nga Siria. Gjermania po jep dy bateri raketash Patriot për misionin e NATO-s që synon të sigurojë kufirin e Turqisë me Sirinë.

Raketat po transportohen nga një traget civil danez, si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi gjermano-daneze. Tragetit do t’i duhen rreth dy javë për të arritur në portin turk Iskenderun.

XS
SM
MD
LG