Lidhje

SHBA: Gjykata e Lartë dëgjon argumentet mbi ligjin e kujdesit shëndetësor


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara dëgjoi sot për të tretën ditë dhe të fundit argumentat nëse i gjithë ligji i kujdesit shëndetsor do të mbijetojë nëse një dispozitë kyçe shpallet jokushtetore. Bëhet fjalë për klauzolën që i detyron amerikanë të blejnë kujdes shëndetsor, përndryshe do të përballeshin me gjobë. Gjykata e Lartë dëgjoi dje argumentat pikërisht mbi këtë klauzolë.

Pasionet i bënë këta amerikanë që të grumbulloheshin para ndërtesës së Gjykatës së Lartë në orët e para të mëngjesit. Temperatura nuk është as 3 gradë Celsius dhe për Xhorxhin 3 vjeçar është paksa ftohtë.

Nëna e Xhorxhit, Gretchen Krantz Evans, e mbështet ligjin, që çdo nënë, madje të gjithë amerikanët duhet të kenë kujdes shëndetsor me një kosto të përballueshme.

"Fëmijën e parë e linda në Gjermani në një sistem të planifikuar dhe ishte një përvojë e mrekullueshme. Xhorxhin e linda këtu në Amerikë dhe në fakt ishte më pak e kushtueshme të lindje fëmijë nën një kujdes shëndetsor të planifikuar, megjithëse unë kisha sigurime nga një firmë private në të dy vendet".

Janis Haddon e kundërshton kujdesin e detyruar shëndetsor. Ajo thotë se i shoqi nuk mund ta mbajë biznesin nëse i kërkohet që të sigurojë kujdes shëndetsor për punonjësit.

"Ne e filluam këtë kompani para shumë vjetësh dhe ne sakrifikuam. E gjithë familja sakrifikoi dhe biznesi ka ecur mirë, por Obamacare nuk është pozitiv për kompaninë tonë të vogël".

Çdo kush ka një përvojë personale, sepse ky ligj ndikon tek çdo amerikan. Dhe Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kushtetushmërinë e ligjit.
Analisti ligjor Trevor Burrus thotë se Kongresi ia kaloi këtë përgjegjësi Gjykatës së Lartë.

"Duket sikur presionet politike mbi anëtarët e Kongresit i bënë ata që të mendojnëmë pak për kushtetutën e ndoshta më shumë rreth zgjedhjeve të ardhshme. Dhe kjo është arsyeja që anëtarët e Gjykatës së Lartë, zyrtarë të pazgjedhur nga elektorati, janë në një pozitë të favorshme që të sigurohen se kushtetura respektohet".

Vendimi do të merret nga 9 anëtarët e gjykatës. Dhe për herë të parë në historinë amerikane, 3 prej tyre janë femra, njëra është hispanike; 6 janë katolikë dhe 3 hebrej.

Pyetjet që ata bënë dje mund të tregojnë se kujdesi shëndetësor i presidentit Obama është në rrezik.

Përpara Gjykatës së Lartë, opinionet shpreheshin edhe më me forcë. Por kjo gjykatë do të thotë fjalën e fundit kur të njoftojë vendimin e saj nga fundi i qershorit.

XS
SM
MD
LG