Lidhje

SHBA: Gjykata e Lartë do të shqyrtojë pjesë të reformës shëndetësore të Presidentit Obama

  • Keida Kostreci

SHBA: Gjykata e Lartë do të shqyrtojë pjesë të reformës shëndetësore të Presidentit Obama

SHBA: Gjykata e Lartë do të shqyrtojë pjesë të reformës shëndetësore të Presidentit Obama

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të marrë në shqyrtim apelimin e njërës prej dispozitave kryesore të ligjit të administratës Obama për kujdesin shëndetësor.

Gjykata më e lartë në vend tha sot se do të dëgjojë argumentat ligjore lidhur me dispozitën që i kërkon pjesës më të madhe të amerikanëve të blejnë sigurime shëndetësore ose të ndëshkohen me gjobë, nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë. Një seancë lidhur me kushtetueshmërinë e kësaj kërkese ka të ngjarë të zhvillohet në fillim të qershorit 2012, në mes të fushatës presidenciale.

Dispozita përfshihet në një reformë të përgjithshme të kujdesit shëndetësor, të miratuar nga Kongresi dhe të nënshkruar nga Presidenti Obama më shumë se një vit më parë. Por imponimi mbi individët që të blejnë sigurime shëndetësore, në vend që të presin të paguajnë kur të kenë probleme shëndetësore, ka rezultuar si dispozita më problematike e ligjit.

XS
SM
MD
LG