Lidhje

SHBA, Gjykata e Lartë refuzon seancën për martesën e homoseksualëve


SHBA, Gjykata e Lartë refuzon seancën për martesën e homoseksualëve
SHBA, Gjykata e Lartë refuzon seancën për martesën e homoseksualëve

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar të mbajë një seancë lidhur me një ligj të Uashingtonit për martesën e homoseksualëve.

Kundërshtarët e martesës së homoseksualëve duan që banorët e kryeqytetit të votojnë për ligjin në një referendum, por ky hap është hedhur poshtë nga bordi i zgjedhjeve të Uashingtonit. Këshilli i qytetit dhe kryetari i bashkisë së Uashingtonit e kanë miratuar martesën e homoseksualëve.

Gjykata e Lartë e hodhi poshtë çështjen sot pa bërë ndonjë koment.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë po dëgjon argumente mbi përdorimin e doktrinës së “sekreteve shtetërore” që lejon qeverinë amerikane të mos bëjë të njohura paditë ligjore për të cilat thotë se mund të nxjerrin informacione sekrete.

Dy kontraktorë të mëdhenj të Pentagonit, Boeing dhe General Dynamics, akuzojnë qeverinë se e ka përdorur doktrinën në mënyrë të padrejtë për të mos dhënë informacione në lidhje me padinë ligjore që kishte të bënte me programin e një aeroplani luftarak që nuk kapej nga radarët.

XS
SM
MD
LG