Lidhje

SHBA: Gjykata e Lartë shqyrton një ligj kontradiktor imigracioni


Çështja e imigracionit të paligjshëm ishte këto ditë në qendër të vemendjes në Uashington, ndërsa Gjykaka e Lartë dëgjoi argumenta pro dhe kundër një ligji kontradiktor në shtetin e Arizonës. Siç njofton korrespondenti ynë Jim Malone, cilidoqoftë vendimi i Gjykatës së Lartë në çështjen e Arizonës, ai ka shumë të ngjarë të ketë pasoja të mëdha ligjore dhe politike.

Jashtë Gjykatës së Lartë demonstruesit në të dy anët e ligjit të imigracionit të Arizonës i bënë të njohura ndjenjat e tyre në shumë forma, me thirrje, këngë, madje edhe lutje.

Në ndërtesë, gjyqtarët dëgjuan argumentet ligjore pro dhe kundër statutit të Arizonës, i cili synon të marrë masa kundër rreth 400 mijë imigrantëve, që kanë hyrë në këtë shtet në mënyrë të paligjshme.

Një prej dispozitave të ligjit të këtij shteti u kërkon forcave policore që të kontrollojnë statusin e njerzve, kur i ndalojnë ose i arrestojnë ata dhe dyshojnë se mund të jenë në vend ilegalisht. Në bazë të një pjese tjetër të ligjit, një person i paligjshëm do të kryente krim shtetror nëse mbante një vend pune ose kërkonte punë.

Mes atyre që mbështesnin ligjin përjashta ndërtesës së Gjykatës së Lartë, ishte Ken Moreau, officer policie në shtetin Maryland.

“Ne duhet të kemi kufij të arsyeshëm për sa i përket imigracionit. Ne nuk kemi vetëm të drejtën, por edhe përgjegjësinë për të vendosur kufij të arsyeshëm për imigracionin dhe kur kemi në vend 11-12 milion njerëz të paligjshëm, kjo përbën një problem shumë të madh”.

Përkrahësit e ligjit të Arizonës argumentuan gjithashtu se shteti u detyrua të merrte masa për mbrojtjen e kufijve sepse qeveria federale nuk e bëri një gjë të tillë. George Pope nga

“Për momentin kemi të bëjmë me të drejtat e shtetit përkundrejt një çështjeje federale dhe një administrate që nuk po bën asgjë rreth çëshjes së kufirit, ndërsa imigracioni del jashtë kontrollit”.

Administrata Obama ngriti padi kundër Arizonës dhe ka bllokuar disa pjesë të ligjit në gjykata më të ulëta, duke argumentuar se përgjegjësinë për mbrojtjen e kufijve e ka qeveria federale dhe jo shtetet individe.

Por gjatë afgumenteve të së mërkurës, disa prej gjyqtarëve u duk sikur sugjeronin se mund të mbështesin të drejtën e Arizonës për të kontrolluar statusin e imigracionit për ata njerëz, që ndalohen nga policia.

Edhe kundërshtarët e ligjit ishin të pranishëm para ndërtesës së Gjykatës, mes tyre edhe e Përndershmia Mari Castellanos, priftëreshë në Kishën e Bashkuar të Krishtit, e cila emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Kuba kur ishte fare e vogël.

“Kur erdha në këtë vend, ne u pritëm shumë mirë dhe mua mu dhanë shumë mundësi sepse qeveria amerikane e urren qeverinë e Kubës. Unë dhe familja ime kemi qënë shumë të sukseshëm. Ne të gjithë vazhduam stadimet e larta dhe më pas kemi qënë të sukseshëm. Kjo ndodh kur immigrantët mirëpriten, ata mund të jenë shumë të sukseshëm”.

Kundërshtarët e ligjit thonë gjithashtu se kontrollet e policisë do të çojnë drejt një praktike të profilizimit racial. Se si do të zgjidhet çështja e imigracionit është shndëruar në një çështje politike në fushatën presidenciale të këtij viti, madje ajo përbën një shqetësim të madh për votuesit hispanikë, pjesa e popullsisë me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara.

Edhe disa shtete të tjera kanë miratuar ligje të ngjashme me atë të Arizonës dhe presin me padurim vendimjin e Gjykatës së Lartë, e cila do ta njoftojë atë deri në fund të qershorit.

XS
SM
MD
LG