Lidhje

SHBA: Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Kalifornisë për të burgosurit


SHBA: Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Kalifornisë për të burgosurit
SHBA: Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Kalifornisë për të burgosurit

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e mbajti në fuqi një vendim të gjykatës së shkallës së parë, i cili i kërkon shtetit të Kalifornisë të lirojë dhjetra mijëra të burgosur.

Gjykata vendosi me 5 vota pro dhe 4 kundër, që Kalifornia duhet ta pakësojë në mënyrë drastike numrin e të burgosurve, në mënyrë që të ruhen të drejtat e të burgosurve të tjerë që mbahen brenda. Kjo çështje ka të bëjë me kujdesin mjekësor dhe mendor që u ofrohet të burogsurve në të 33 burgjet që ka ky shtet.

Burgjet e Kalifornisë janë ndërtuar me një kapacitet që parashikon mbajtjen e deri 80 mijë të burgosurve, por aktualisht aty mbahen mbi 142 mijë vetë. Urdhëri i gjykatës së shkallës së parë kërkon që shteti ta pakësojë numrin e të burgosurve në rreth 100 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG