Lidhje

SHBA: Grupi opozitar iranian Xhundullah është organizatë terroriste

  • David Gollust

SHBA: Grupi opozitar iranian Xhundullah është organizatë terroriste

SHBA: Grupi opozitar iranian Xhundullah është organizatë terroriste

Ndonëse Irani është në listën e Shteteve të Bashkuara për vendet që mbështesin terrorizmin, Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit kanë piketuar një nga organizatat kundërshtare të qeverisë së Teheranit si një organizatë terroriste.

Në një njoftim, zyrtarë të departamentit të Shtetit dhe departamentit të Thesarit thanë se Xhundullahu ka përdorur taktika terroriste, mes tyre dhe vetvrasjet me bomba dhe vrasjet e përcaktuara, në një sërë sulmesh në Iran që nga viti 2003.

SHBA thotë se grupi ishte organizator i sulmeve me bomba në një xhami në juglindje të qytetit iranian Zahedan në tetor të vitit 2009 dhe në korrik të këtij viti ku u vranë më shumë se 70 njerëz dhe u vranë qindra të tjerë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetiti Mar Toner tha se vendimi për të vendosur në listën e zezë Xhundullahun tregon këmbënguljen e SHBA në përpjekjet kundër terrorizmit:

“ Njoftimi i sotëm reflekton angazhimin tonë për të çrrënjosur terrorizmin kudo që të ndodhet. Xhundallah ka vrarë pa dallim iranianët civilë. Dhe pavarësisht se ish- udhëheqësi i tyre u kap kohët e fundit dhe u ekzekutua, grupi ka vazhduar aktivitet e tij dhe ka aftësinë që të sulmojë edhe në të ardhmen”. - thotë ai

Irani ka akuzuar në mënyrë të përsëritur se SHBA mbështesin Xhundullahun dhe fraksionet e tjera opozitare iraniane. Udhëheqësi i kapur i këtij grupi, Abdul Malik Rigi, tha në televiozionin shtetëror të Iranit përpara ekzekutimit të tij në qershor se SHBA i patën premtuar grupit furnizim me armë dhe një bazë në Afganistan.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Toner tha se SHBA nuk sponsorizojnë asnjë formë të terrorizmit. Ai iu bëri thirrje qeverive të tjera në rajon që të ndërmarrin veprime të ngjashme kundër Xhundallahut.

“Ne kemi përsëritur prerë dhe po e përsërisim sërish se SHBA nuk kanë mbështetur Xhundallahun. Në fakt, ne nuk mbështesim asnjë formë të terrorizmit. Ne do të vazhdojmë të punojmë me komunitetitn ndërkombëtar për të zvogëluar mbështetjen për organizatat terroriste”.

Masat e ndërmarra të martën për të ngrirë të gjitha asetet e Jundullahut që mund të jenë në SHBA e bëjnë të paligjshme që amerikanët të furnizojnë grupin me materiale mbështetëse, mes tyre dhe lëndët shpërthyese.

Lista e Departamentit të Shtetit për organizatat e huaja terroriste përmbanë emrat e thuajse 50 grupeve, mes tyre dhe al- Kaida, lëvizja Hezbollah në Liban dhe grupi opozitar iranian i njohur si Muxhahedinët e Popullit të Iranit, ose MEK.

Kjo organizatë që vepron në arrati, e cila ka dhënë informacione për programin e fshehtë bërthamor të Iranit në vitet e fundit, ka ushtruar një fushatë për t’u hequr nga lista e zezë e SHBA. Në korrik, një gjykatë amerikane urdhëroi Departamentin e Shtetit që të rishikojë çështjen.

Por një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se nuk është në dijeni të ndonjë ndryshimi ndaj statusit të organizatës MEK. Grupi është akuzuar për sulme me bomba përpara revolucionit islamik iranian, sulme që lanë disa të vrarë, mes tyre dhe kontraktorë amerikanë që punonin në Iran.

XS
SM
MD
LG