Lidhje

Kandidatura Chuck Hagel hidhet në votë


Ish senatori republikan, Chuck Hagel, i emëruar nga Presidenti Obama për postin e sekretarit të Mbrojtjes, përballet sot me pengesën kryesore në procesin e konfirmimit – Komisioni i Senatit për Forcat e Armatosura do të hedhë në votë kandidaturën e tij.

Megjithëse vetë zoti Hagel është republikan, kolegët e tij republikanë e kundërshtojnë atë ashpër për disa deklarata që ai ka bërë në të kaluarën lidhur me Izraelin, Iranin, Irakun dhe armët bërthamore.

Komisioni duhet ta hidhte në votë kandidaturën javën e kaluar, por republikanët bënë që votimi të shtyhej, duke i kërkuar ish senatorit më shumë informacion për të ardhurat e tij financiare. Disa republikanë kanë thënë se do ta bllokojnë emërimin. Ndërkaq Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje që procesi të mos politizohet.
XS
SM
MD
LG