Lidhje

SHBA, hendek të madh tregëtar me Kinën


Një raport i ri tregon se Shtetet e Bashkuara për herë të parë vitin e kaluar eksportuan më shumë se 100 miliadë dollarë produkte në Kinë, por në të njëjtën kohë importuan gati katër herë këtë sasi.

Këshilli për Biznesin SHBA-Kinë është një grup tregëtar që nxit shitjen e produkteve amerikane në Kinë. Këshilli tha sot se Kina bleu gati 104 miliardë dollarë vlerë mallrash amerikane vitin e kaluar. Kjo e rendit Kinën si vendin e tretë të eksporteve amerikane pas Kanadasë dhe Meksikës.

Grupi tregëtar thotë se dy shtetet perendimore amerikane, Kalifornia dhe Uashingtoni eksportuan gati një të katërtën e kësaj shume të eksporteve në Kinë.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dy ekonomitë më të mëdha të botës, kompanitë amerikane blejnë shumë më tepër produkte kineze sesa anasjelltas. Qeveria amerikane njoftoi se vitin e kaluar Kina shiti mallra me një vlerë prej gati 400 miliardë dollarësh në Shtetet e Bashkuara duke e lënë një hendek tregëtar prej më shumë se 295 miliardë dollarësh.

XS
SM
MD
LG