Lidhje

SHBA, hetime lidhur me pako të dyshimta në dy aeroporte


SHBA, hetime lidhur me pako të dyshimta në dy aeroporte
SHBA, hetime lidhur me pako të dyshimta në dy aeroporte

Autoritetet amerikane po kryejnë hetime lidhur me pako të dyshimta në dy aeroporte në verilindje të vendit, pas njoftimeve nga disa burime se një pako e dyshimtë u gjet në një avion mallrash në Britani.

Aeroplanët që po kontrollohen sot janë në Filadelfia dhe në Njuark të shtetit Nju Xhersi. Njuarku ndodhet në dalje të qytetit të Nju Jorkut.

Të dy avionët, që operohen nga shërbimi postar UPS, janë larguar nga aeroplanët e tjerë, ndërkohë që autoritet po kryejnë hetimet.

Burimet thonë se pakoja e dyshimtë që u gjet në Aeroportin “East Midlands” të Anglisë ishte një toner printeri që përmbante pluhur të bardhë dhe kishte të lidhur disa tela. Gazetarët thonë se pakoja ishte nga Jemeni dhe se provat për eksplozivë kanë rezultuar negative.

XS
SM
MD
LG