Lidhje

SHBA: Hispanikët dhe regjistrimi i popullsisë

  • Zëri Amerikës

Një anketë e re tregon se hispanikët e lindur jashtë Amerikës kanë një pikëpamje më pozitive për regjistrimin e popullsisë, se sa hispanikët e lindur në Amerikë.

Në Amerikë këtë vit është duke u kryer regjistrimi i popullsisë, që bëhet një herë në 10 vjet.

Sipas Qendrës Kërkimore Pew, 80 përqind e hispanikëve të lindur jashtë Amerikës, thonë se komuniteti hispanik përfiton nga regjistrimi i popullsisë, ndërsa mes hispanikëve të lindur në Amerikë, vetëm 57 përqind kanë një mendim pozitiv për të.

Sipas anketës, krahasuar me hispanikët e lindur në Amerikë, imigrantët hispanikë ka më shumë të ngjarë ta dinë se të dhënat e regjistrimit nuk mund të përdoren për të përcaktuar në se një imigrant është i ligjshëm apo jo.

Po sipas anketës, imigrantët hispanikë kanë më shumë besim se Agjencia e Regjistrimit të Popullsisë i mban të dhënat e tyre personale konfidenciale, ashtu siç kërkohet me ligj.

Popullsia hispanike është grupi me rritjen më të shpejtë në Amerikë. Sipas Agjencisë së Regjistrimit, popullsia hispanike pritet të trefishohet gjatë dekadave të ardhshme, nga 47 milionë që ishte në vitin 2008, në 133 milionë në vitin 2050.

XS
SM
MD
LG