Lidhje

SHBA i vënë sanksione Libisë dhe mbyllin ambasadën në Tripoli

  • Zëri Amerikës

SHBA i vënë sanksione Libisë dhe mbyllin ambasadën në Tripoli

SHBA i vënë sanksione Libisë dhe mbyllin ambasadën në Tripoli

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka nënshkuar urdhërin ekzekutiv për t’i vënë sanksione të njëanëshme Libisë, duke thënë se vazhdimi i dhunës dhe trazirat në vend “përbëjnë një rrezik të jashtëzakonshëm” për sigurimin kombëtar dhe politikën e jashtëme të Amerikës.

Sanksionet parashikojnë ngrirjen e të gjitha pasurive të udhëheqësit libian, Moamer Gadafi, të tri djemve, një vajze dhe anëtarëve të administratës së tij. Presidenti Obama tha se sanksionet kanë si synim qeverinë e Gadafit, ndërkohë që mbojnë pasuritë e popullit libian.

Ndërkaq, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut për të dënuar shkeljet e këtyre të drejtave nga qeveria libiane kundër popullit të vet.

Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara kanë mbylluar ambasadën e tyre në Libi dhe po vënë në zbatim sanksionet për të ushtruar presion ndaj qeverisë për të ndaluar dhunën kundër protestuesve anti-qeveritarë.

XS
SM
MD
LG