Lidhje

Schumer, Kongresi do ta miratojë projekt-ligjin për reformën e imigracionit


Senatori demokrat nga Nju Jorku tha se beson se projekt-ligji do të miratohet deri më 4 korrik, dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

Një senator i njohur amerikan thotë se Kongresi do ta miratojë projekt-ligjin për reformën e imigracionit kur të fillojë punën.

Duke folur dje për një program televiziv, demokrati nga Nju Jorku Charles Schumer tha se beson se projekt-ligji do të miratohet deri më 4 korrik, dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Zoti Schumer është një nga tetë senatorët që kanë hartuar projektligjin për reformimin e sistemit amerikan të imigracionit. Ai krijon një rrugë për marrjen e shtetësisë për miliona punonjës të huaj pa dokumenta.

Por ligjvënësja nga Florida Ileana Ros-Lehtinen tha se Dhoma e Përfaqësuesve nuk do ta shqyrtojë projektligjin e senatit, edhe në se miratohet dhe se Dhoma po punon për versionin e saj të ligjit për imigracionit.

XS
SM
MD
LG