Lidhje

SHBA, Reforma e imigracionit


Sulmet terroriste të javës së kaluar në Francë po trajtohen nga ligjvënësit amerikanë në çështjen për reformimin e sistemit të imigracionit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman, fondet për operacionet e brendshme të sigurisë, si dhe urdhëri ekzekutiv i presidentit Barak Obama mbi emigracionin, janë vënë përballë debateve të ashpra.

Sulmi terrorist në Paris tronditi botën dhe ri-ndezi luftën politike në Kongres.

"Ndërsa ka shumë faktorë që ndikojnë në përhapjen e ideologjisë xhihadiste, është koha për të pranuar që politikat tona të hapura të emigracionit janë të paefektshme," thote Senatori republikan Jeff Session.

Republikanët si Jeff Session akuzojnë administratën Obama për politikat e dobëta të imigracionit që rrezikojnë Amerikën.

"Për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, është e domosdoshme që Kongresi të bllokojë amnistinë dhe rivendosë e zbatimin thelbësorë të ligjit".

Të mërkurën, Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr republikanët votoi për dhënien e fondeve të sigurisë së brendshme, ndërsa bllokoi urdhërat e zotit Obama që mbrojnë nga deportimi miliona imigrantë pa dokumenta. Këto masa janë të papranueshme për demokratët, që argumentojnë se sulmet e Parisit forcojnë çështjen për reformën amerikane të imigracionit.

"Së pari, republikanët e Kongresit penguan Legjislacionin për Reforma të imigracionit. Tani, ata dëshirojnë të pengojnë agjencinë përgjegjëse për sigurinë e vendit. Urdhëri ekzekutiv i presidentit do ta bëjë Amerikën më të sigurtë, duke sjellë miliona emigrantë të paligjshëm për t'u regjistruar dhe kontrolluar," shprehet Senatori demokrat Richard Durbin.

"Gjëja e fundit që Presidenti Obama ose çdo demokrat apo republikan dëshiron është që t'i hap dyert e Amerikës për terroristët," shprehet John Hudak i Institutit Brookings.

Retorika bombastike nxitur nga ngjarjet botërore po pengon nevojën e Amerikës për të diskutuar në mënyrë racionale dy çështje; imigrimin dhe sfidat e sigurisë, thotë analisti politik John Hudak.

"Republikanët dhe demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve janë duke luftuar se si të financojnë Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Natyrisht, ky financim ka implikime të mëdha për sigurinë e Shteteve të Bashkuara - brenda dhe jashtë vendit - dhe kjo është jetike për politikat publike".

Me republikanët që tani kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, përballja me Shtëpinë e Bardhë do të vazhdojë - me financim e sigurisë së brendshme aktualisht në pikëpyetje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG