Lidhje

Sherman: Pauzë në sanksionet ndaj Iranit


Kryenegociatorja amerikane për çështjet bërthamore, Wendy Sherman, tha në një intervistë për redaksinë e persishtes të Zërit të Amerikës, se ka ardhur koha për në pauzë për sanksionet kundër Iranit. Komentet e nënsekretares amerikane të shtetit pasojnë ato që zyrtarët amerikanë i konsiderojnë bisedimet më të mira në disa vjet mes Teheranit dhe fuqive botërore lidhur me programin kundërthënës bërthamor të Iranit.

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe fuqive të tjera botërore me Iranin në fillim të muajit në Gjenevë janë cilësuar si një hap i parë pozitiv. Në një intervistë ekskluzive me redaksinë e persishtes të Zërit të Amerikës, negociatojra amerikane thotë se është koha për zbutjen e sanksioneve kundër Teheranit.

“Ne mendojmë se ka ardhur koha për një pauzë, me qëllim që të shikojnë nëse negociatat avancojnë”.

Nënsekretarja e Shtetit Wendy Sherman tha se Presidenti Barack Obama dhe Departamenti i Shtetit duhet të punojnë me ligjvënësit amerikanë që kjo të realizohet dhe të zhvillohen diskutime serioze.

“Zbutja e disa sanksioneve është një hap i parë i rëndësishëm”.

Vetëm disa javë më parë, komentet e zonjës Sherman për disa nga këta ligjvënës shkaktuan regime të forta ndaj Iranit dhe dëshmuan për mosbesimin e një kohe të gjatë mes dy vendeve.

"Ne e dimë se manipulimi është pjesë e ADN-së. Ne duam të sigurohemi që t’u lëmë pak kohë negociatave të gjithanëshme”.

Konservatorët në Iran janë shprehur se komentet e zonjës Sherman “janë ofenduese dhe i shtojnë një tullë tjetër murit” të mosbesimit. Gazetat, nga ana tjetër, kanë nxitur pasionet anti amerikane, duke botuar karikatura që e paraqesin kryenegociatoren amerikane si shtrigë.

“Gjuha që përdora në përgjigjen ndaj pyetjes së një anëtari të Senatit, mendoj se shkaktoi shqetësime mes iranianëve. Mendoj se ato fjalë që thashë tregojnë mosbesimin e thellë mes dy vendeve”.

Por disa vende, si për shembull Izraeli, thonë se ka arsye për të mos e besuar Iranin. Analisti i Lindjes së Mesme, Jim Phillips, i Fondacionit Heritage thotë:

"Nëse Shtetet e Bashkuaraose ose anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit zbusin qendrimin ndaj Iranit, mendoj se ai do t’i kthej politikës së vjetër të mashtrimit dhe si rrjedhim nuk do të ketë një zgjidhje diplomatike të problemit".

Nënsekretarja Sherman i tha redaksisë së persishtes të Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara e besojnë Presidentin e zgjedhur rishtazi, Hassan Rouhani, i cili ka thënë se Teherani nuk do armë bërthamore. Por ajo tha, se Irani duhet të marrë tani hapa konkrete për të treguar se kjo deklaratë është e sinqertë.
XS
SM
MD
LG