Lidhje

SHBA, sanksione të reja kundër Iranit


Ministria e Jashtme iraniane dënoi si të papërligjshme sanksionet e reja amerikane lidhur me programin iranian të raketave balistike.

Zëdhënësi i ministrisë iraniane Hossein Jaber tha sot se Teherani do të përgjigjet duke fuqizuar përpjekjet në programin balistik dhe duke shtuar kapacitetet mbrojtëse.

Irani u kritikua nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera perëndimore për dy prova me raketa balistike të kryera në fund të vitit të kaluar, të cilat sipas Perëndimit përbëjnë shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB. Irani thotë se provat janë çështje e sigurisë kombëtare.

Administrata amerikane vuri në zbatim masa të reja kundër pesë shtetasve iranianë dhe disa kompanive që kanë lidhje me programin balistik. Presidenti Obama ka thënë se qeveria amerikane do të zbatojë deri në fund sanksionet kundër programit balistik të Iranit.

XS
SM
MD
LG