Lidhje

SHBA-Japoni: "Mbarë bota” të fillojë të mendojë për mineralet e rralla

  • Ilir Ikonomi

SHBA-Japoni: "Mbarë bota” të fillojë të mendojë për mineralet e rralla

SHBA-Japoni: "Mbarë bota” të fillojë të mendojë për mineralet e rralla

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia thanë se "mbarë bota” duhet të fillojë të mendojë për burime të reja për nxjerrjen e mineraleve të rralla pas disa deklaratave të bëra nga Kina.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe homologu i saj japonez, Seixhi Maehara, i bënë komentet pas një takimi në Havaji.

Kjo është ndalesa e parë për Sekretaren Klinton në turneun e saj të Azi-Paqësorit, gjatë të cilit ajo do të vizitojë 7 vende, duke përfshirë Vietnamin.

Kompanitë japoneze janë ankuar se Kina, e cila kontrollon më shumë se 95 përqind të tregut të mineraleve të rralla, i ndali përkohësisht këto eksporte gjatë mosmarrëveshjeve që lindën nga arrestimi i kapitenit të një anijeje kineze peshkimi.

XS
SM
MD
LG