Lidhje

SHBA, Japonia rikonfirmojnë aleancën dypalëshe


Presidenti Obama po takohet në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin japonez Yoshihiko Noda, me të cilin pritej të ritheksonte aleancën dy-palëshe që gjatë viteve të fundit është dobësuar. Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për një numër çështjesh, përfshirë largimin e trupave amerikane nga baza ushtarake e Okinavës.

Sipas marrëveshjes së arritur për këtë çështje, rreth 9 mijë marinsa amerikane do të rivendosen në baza të tjera të Paqësori, përfshirë Hawain, territorin amerikan të Guamit dhe në Australi. Ende nuk është caktuar koha se kur do të ndodhë ky transferim.

Çështjet e sigurisë pritet të jenë po ashtu temë e bisedimeve, sidomos shqetësimet për një provë të mundshme të bombës bërthamore, ose me raketë nga Koreja e Veriut. Temë e bisedimeve pritet të jetë edhe ekonomia, pjesëmarrja e mundshme Japonisë në Partneritetin e Transpaqësorit, një marrëveshje tregtare e 9 vendeve, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG