Lidhje

SHBA: Jep dorëheqjen zëdhënësi i Departamentit të Shtetiti P.J.Crowley


SHBA: Jep dorëheqjen zëdhënësi i Departamentit të Shtetiti P.J.Crowley
SHBA: Jep dorëheqjen zëdhënësi i Departamentit të Shtetiti P.J.Crowley

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit P.J. Crowley dha dorëheqjen pas komenteve kritike që bëri ndaj Pentagonit lidhur me trajtimin e një personi që akuzohet se i ka dhënë informacione të klasifikuara faqes së internetit Wikileaks.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton njoftoi përmes një deklarate sot se ajo e ka pranuar dorëheqjen e zëdhënësit. Në të njëjtën deklaratë, zoti P.J. Crowley thotë se ai merr përgjegjësinë e plotë për komentet e tij.

Të enjten zëdhënësi Crowley tha para një audience të vogël në një universitet se trajtimi i ish analistit të zbulimit Bradley Manning nga Departamenti i Mbrojtjes ishte “qesharak” dhe “kundërproduktiv.”

Ndërkohë, të premten, Presidenti Barak Obama tha se kishte marrë garanci se ish analisti Manning do të trajtohej në përputhje me ligjin.

Zoti Manning, i cili akuzohet për dhënien e infomacioneve sekrete faqes së internetit Wikileaks, po mbahet nga muaji korrik i vitit të kaluar në një qendër ndalimi në bazën ushtarake Quantico, në periferi të Uashingtonit.

XS
SM
MD
LG