Lidhje

Trappe përpiqet të kalojë Atlantikun me balona


Një aviator amerikan ka filluar përpjekjen e parë për të kaluar Oqeanin Atlantik me qindra balona me ngjyrë.

Jonathan Trappe u nis dje nga shteti verilindor i Meinit me ndihmën e më shumë se 300 balonave të mbushura me helium.


Koncepti i ngjason atij të filmit vizatimor Up të Diznit, por 39 vjeçari Trappe është specializuar në këto lloj fluturimesh. Ai kaloi kanalin Anglez duke përdorur të njëjtën metodë në vitin 2010.

Udhëtimi transatlantik mund të jetë gati 4 mijë kilometra dhe pritet të zgjasë nga tre në gjashtë ditë. Në varësi të motit, ai mund të ulet diku mes Islandës dhe Marokut.
XS
SM
MD
LG