Lidhje

SHBA: Kandidatët republikanë përsëri përballë në debat


SHBA: Kandidatët republikanë përsëri përballë në debat
SHBA: Kandidatët republikanë përsëri përballë në debat

Republikanët që shpresojnë të zgjidhen kandidatë të partisë së tyre për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara përballen sot në një debat tjetër ndërsa gara po merr formë përpara zgjedhjeve paraprake.

Kryesuesit e garës Rick Perry dhe Mitt Romney do të bashkohen me gjashtë pretendentë të tjerë republikanë në Florida për debatin që do të drejtohet nga rrjeti CNN.

Kandidatët pritet të debatojnë për sistemin e pensioneve, një çështje e rëndësishme për Floridan, që ka përqindje të lartë të votuesve të moshuar në Shtetet e Bashkuara. Shumë anketa parashikojnë se Florida do të luaj një rol kryesor në zgjedhjet paraprake të republikanëve dhe zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm. Ky shtet do të kryesojë gjithashtu Kuvendin Kombëtar Republikan vitin e ardhshëm.

Sistemi publik i pensioneve u bë temë e rëndësishme javën e kaluar kur zoti Peri e quajti atë një skemë piramidale apo investim mashtrues, gjatë një debati në Kaliforni. Programi përbën 42 përqind të të ardhurave për të moshuarit amerikan.

Megjithë komentet e zotit Peri, anketat tregojnë se ai vazhdon të mbetet favorit mes republikanëve mbi 65 vjeçar me 46 përqind krahasuar me zotin Romni që ka një mbështetje prej 21 përqindësh.

XS
SM
MD
LG