Lidhje

Shtetet e Bashkuara të shqetësuara për situatën pas zgjedhore në Shqipëri

  • Isabela Çoçoli

Shtetet e Bashkuara të shqetësuara për situatën pas zgjedhore në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të shqetësuara për situatën pas zgjedhore në Shqipëri

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen tha dje në një takim me gazetarë në Uashington se Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të angazhuara dhe aktive në Ballkanin Perëndimor dhe po punojmë më ngushtë me partnerët në Bashkimin Evropian për të ndihmuar vendet e rajonit të ralizojnë qëllimet e tyre për t’u anëtarësuar në BE dhe shumë prej tyre edhe në NATO. Diplomati amerikan tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për situatën pas zgjedhore në Shqipëri.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen vlerësoi lart popullin shqiptar për pjesëmarrjen masive dhe sjelljen dinjitoze në zgjedhjet vendore të 8 majit dhe mijëra vëzhguesit e pavarur vendas që ndoqën zgjedhjet. Në të gjitha bashkitë, me përjashtim të Tiranës, tha ai, procesi shkoi mirë. Për Tiranën gara ishte e ngushtë dhe manovrimet kanë qënë intensive.

“Ne kemi shprehur dyshimet tona për bazën ligjore të vendimt të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të numëruar një kategori të caktuar fletësh votimi. Çështjet lidhur me to i janë parashtruar Kolegjit Zgjedhor. Por për ne është esenciale që të gjitha partitë të sillen me të njejtin dinjitet që tregoi populli shqiptar, të ruajnë qetësinë, të respektojnë ligjin dhe të mos nxisin dhunën. Ne rezervohemi të shprehemi për rezultatin, deri sa të dëgjojmë se çfarë do të thotë Kolegji Zgjedhor”.

Shpresoj, tha diplomati amerikan se pas këtyre zgjedhjeve, të shikojmë në Shqipëri një komunikim më të mirë, me respekt të ndërsjellë, një pjesëmarrje më të mirë nga të gjitha partinë në të gjitha organet qeverisëse. Për menimin tim, tha ai, kur njerëzit marrin pjesë në një numër kaq të madh në zgjedhje, është pikërisht kjo që ata kërkojnë.

Lidhur me mundësinë e paraqitjes së çështjes në Komisionin e Venecias, zoti Kantrimen tha se nuk ka asgjë të keqe për t’iu drejtuar atij, pasi shumë vende e kanë bërë këtë, por ky është një vendim që u përket palëve në Shqipëri.

Në pyetjen e Zërit të Amerikës për përgjegjësinë e politikës shqiptare për zgjidhjen e një sërë problemesh madhore për vendin, si çështja e pronësisë, reforma e gjyqësorit, “rjedhja e trurit”, e të tjera, ndërsa përplasjet për rezultatet e zgjedhjeve, duke filluar që nga ato parlamentare të qershorit 2009 janë tejzgjatur, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Tomas Kantrimen, tha:

“Ne nuk kemi parë mjaft udhëheqës politikë që të kenë vullnetin për të vënë interesat kombëtare të Shqipërisë para interesave të partive të caktuara. Zakonisht udhëheqësit politikë janë të bindur se fitorja e partisë së tyre është e njejtë me interesin kombëtar. Por kjo nuk është kështu për gjithë të tjerët. Në interesin e Shqipërisë sot është që t’u demonstrohet, veçanërisht vendeve anëtare të Bashkimit Evropian se Shqipëria mund të funksionojë si të gjitha demokracitë e tjera që kërkojnë të hynë në Bashkimin Evropian. Dhe në dy vitet e fundit, Shqipëria nuk e ka plotësuar atë kriter. Ajo që më tremb sot është se ajo që duhet të jetë një demonstrim shumë pozitiv për Evropën, Brukselin dhe për gjithë vendet anëtare për pjekurinë politike të Shqipërisë, nga një sinjal pozitiv mund të kthehet në një sinjal negativ, nëse nuk bëhen përpjekje reale nga partitë politike për ta trajtuar këtë çështje qetësisht dhe në formë kushtetuese”.

Kjo, tha zoti Kantrimen është e rëndësishme, krahas gjithë kërkesave që pa përvijuar Bashkimi Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë dhe për këtë duhet më shumë bashkëpunim mes partive. Në shumë aspekte, theksoi ai, Shqipëria ka ecur mirë, si në ekonomi, në përpjekjet për reforma, por është politika ajo që dëmton imazhin e saj në Bruksel dhe gjetkë. Duhet gjetur një mënyrë për ta ndryshuar këtë imazh, tha zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, jo me fushata të marrëdhënieve publike, por me zgjidhje të arsyeshme dhe komunikim me respekt.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG