Lidhje

SHBA: Negociatat për katastrofën fiskale


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe republikanët në Kongres iu përmbajtën përsëri dje qendrimeve të tyre, ndërkohë që vazhdojnë negociatat për shmangijen e katastrofës fiskale me skadimin e afatit të taksave të shkurtuara dhe hyrjen në fuqi të shkurtimeve të mëdha qeveritare në fund të vitit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Dan Robinson, na sjell hollësi.

Megjithëse zoti Obama dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bejnër , vazhdojnë diskutimet telefonike dhe ndihmësit e tyre zhvillojnë takime, deklaratat publike tregojnë se mosmarrëveshjet mes tyre mbeten të mëdha.

Dje dita filloi me akuzat e zotit Bejnër se presidenti nuk ka bërë propozime specifike, por vetëm ka kërkuar shkurtimin e taksave dhe shtimin e shpenzimeve.

"Plani nuk përmbush premtimin e tij për një qendrim të balancuar për zgjidhjen e problemit. Ai është shprehur kryesisht për ngritjen e taksave. Plani i tij nuk fillon të zgjidhë krizën tonë të borxhit, por në fakt shton shpenzimet”.

Sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se Presidenti Obama beson se një marrëveshje mund të arrihet, pa hequr dorë nga taksat e shkurtuara për ata me të ardhura të ulta dhe duke kërkuar ngritjen e taksave për amerikanët e pasur.

"Ai është i gatshëm për kompromis, ai e ka të qartë se atij dhe demokratëve u duhet të bëjnë zgjedhjeve të vështira. Por ai nuk do të pranojë kurrë si përparësi kryesore qendrimin e republikanëve që përparësia numër një të jetë shkurtimi i taksave për të pasurit”.

Nga hollësitë që u mësuan dje, duket se /bejnër propozon mbajtjen e nivelit të taksave të caktura gjatë administratës Bush për të gjithë taksapaguesit, duke përfshirë edhe dy përqindëshin e atyre me të ardhur atë larta.

Nenci Pelosi, udhëheqësja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se republikanët nuk kanë paraqitur propozime specifike në diskutime.

"Gjithçka që ne kemi parë prej tyre është një letër, gjithçka që kemi dëgjuar prej tyre është se nuk duan ngritjen e taksave për të pasurit, githçka që ne dimë është se publiku është kryesisht në anën tonë që gjithsecili në vend të paguajë pjesën e taksave që i takon".

Të dy palët vazhdojnë të debatojnë shumën e të ardhurave që do të sigurohet me ngritjen e taksave. Republikanët kanë ofruar 800 miliardë dollarë nëpërmjet një reforme të paspecifikuar për taksat që Kongresi mudn të bëjë vitin e ardhshëm.

Presidenti Obama po kërkon tani 1.4 trilionë dollarë për të ardhura të reja si pjesë e marrëveshjes për uljen e deficitit. Presidenti thotë se ai është i gatshëm të “marrë vendime të vështira” lidhur me reformat për programet qeveritare.

Kryetari i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke, ka thënë se pasigurai lidhur me katastrofën fiskale po e dëmton ekonominë amerikane.

XS
SM
MD
LG